Haziri: Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën

0%

Shpërndaje në: Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “pas dy vjetësh, LDK-ja po i rikthehet pragmatizmit”. Haziri në një postim në Facebook ka thënë se LDK-ja s’kërkon asgjë pos rolit të saj shtetëror për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit e qeverisë. “Gjithçka për Republikën.

LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë. Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.

Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Haziri në Facebook. Ai ka pasur kritika për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës. “E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje. Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!” – ka shkruar Haziri.

Burimi: Koha