Zion Suzuki i thotë ‘Po’ Juventusit për huazimin

0%

Zion Suzuki ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Juventus në formë huazimi. Tashmë topi është në fushën e PSG-së, e cila duhet të përcaktojë hierarkinë e portierëve për sezonin e ri përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e japonezit.

Megjithatë, mbeten për t’u zgjidhur edhe disa detaje të rëndësishme të marrëveshjes, përfshirë pagën e lojtarit, kushtet për rikthimin e tij në Paris në qershorin e ardhshëm, si dhe shpenzimin e përgjithshëm financiar që do të përballonte Juventusi. Negociatat pritet të vazhdojnë, me Juventusin që synon të finalizojë huazimin e portierit japonez.

Burimi: Bota Sot