Flick dhe Deco përplasen për Mikautadzen

0%

Hansi Flick dhe Deco duket se kanë mendime të ndryshme sa i përket transferimit të Georges Mikautadze te Barcelona. Trajneri gjerman aktualisht nuk është i bindur nga profili i sulmuesit gjeorgjian dhe nuk e sheh atë si përforcimin ideal për skuadrën. Në anën tjetër, drejtori sportiv Deco vlerëson cilësitë e Mikautadzes dhe e konsideron lojtarin një opsion interesant për Barcelonën.

Diferencat e mendimit mes Flick dhe Deco mund të sjellin një përplasje të re brenda klubit, teksa mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të avancojë me interesimin për sulmuesin gjeorgjian.

Burimi: Bota Sot