AVONET i bashkohet protestës qytetare në Han të Elezit

0%

AVONET shpreh mbështetjen e saj për protestën qytetare që do të mbahet më 14 gusht, në orën , para Komunës së Hanit të Elezit, me marshim drejt hyrjes së SharrCem. Kjo protestë nuk është për politikë. Është një thirrje qytetare për të mbrojtur shëndetin, mjedisin dhe të drejtën e secilit qytetar për të marrë frymë në një ambient të pastër dhe të sigurt.

Djegia e gomave dhe ndotja e ajrit përbëjnë shqetësim serioz për komunitetin, veçanërisht për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme. Për këtë arsye, AVONET i fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të ngritin zërin kundër ndotjes dhe dëmtimit të mjedisit. Pa parti. Pa dallime.

Vetëm qytetarë të bashkuar për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të shëndetshme. HANI I ELEZIT NUK ËSHTË EKSPERIMENT! JO PËLQIMIT MJEDISOR PËR SHARRCEMIN! 14 gusht Para Komunës së Hanit të Elezit – nga Komuna drejt hyrjes së SharrCem.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

AVONET fton të gjithë qytetarët dhe mediat të jenë pjesë e kësaj proteste dhe të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Burimi: Bota Sot