Napoli njoftohet për kushtet e transferimit të Gabriel Jesus! Napoli ka mësuar kushtet për transferimin e Gabriel Jesus dhe tashmë ka zhvilluar bisedime në nivel klubesh për sulmuesin brazilian. Negociatat janë në zhvillim, por një marrëveshje varet nga dy faktorë kryesorë: largimet nga Napoli dhe gjetja e një marrëveshjeje për kushtet personale të lojtarit.
Pas largimit të Romelu Lukakut, Napoli duhet të lirojë edhe më shumë hapësirë në repartin ofensiv përpara se të konkretizojë transferimin e Gabriel Jesus.
