Ushtarët italianë të KFOR-it kanë marrë pjesë në një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.
Sipas KFOR-it, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale, përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve. ‘’ Përmes aktiviteteve të tilla trajnuese, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
