Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftoi të enjten, më , se partia e tij për të zhbllokuar procesin politik në vend ka vendosur të heqë dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nga kërkesa për kryetar të Kuvendit si dhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës.
Pas një takimi të grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të thërrasë seancën konstituive.
Sa i përket postit të presidentit të Kosovës, kreu i LDK-së tha se janë të gatshëm të bisedojnë për zgjedhjen e një presidenti “që mbron interesat e Republikës dhe Kushtetutën e saj, që përfaqëson unitetin e popullit dhe ushtron përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë udhëheqjen e politikës së jashtme, duke mbrojtur interesat e shtetit dhe interesat vetëm të Republikës”.
Megjithatë, sipas Abdixhikut, LDK ka kritere të qarta për presidentin e ardhshëm. “Stabiliteti i shtetit nuk do të jetë më mall për shkëmbim, Le ta zgjedhim të gjithë bashkë, të gjitha partitë politike shqiptare presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës” – tha ai.
Abdixhiku tha se LDK do të pranojë një president konsensual, që e mbron Republikën e jo një president që i shërben një partie politike për të kapur institucionet e Republikës. Ai tha se presidenti i ri është mirë të marrë mbështetjen e gjerë të spektrit politik. “LDK është e gatshme të ulet e të bisedojë për emër konkret për president” – shtoi ai.
I pyetur nëse LDK-ja do ta votonte Feride Rushitin, në rast se ajo do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente të Kosovës, Abdixhiku tha se fillimisht duhet të zhvillohen diskutime të plota rreth figurës së presidentit të ardhshëm. “Natyrisht që propozimet partiake janë të refuzueshme.
Propozimet duhet të vijnë në bazë të diskutimeve të plota, të hollësishme për figurën e presidentit të ardhshëm të Kosovës”- deklaroi Abdixhiku, të enjten, më . Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje.
Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 28 prilli ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe rrjedhimisht vendi shkoi në zgjedhje. Aktualisht, Kosova ka ushtrues detyre të presidentit, Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të legjislaturës së dhjetë.
Tash, me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, deputetët e legjislaturës së 11-të kanë 30 ditë afat për të konstituuar Kuvendin dhe menjëherë pas konstituimit të Kuvendit fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë për një president që mbron interesat e shtetit, por LDK nuk kërkon asgjë në këmbim” – tha Abdixhiku në një konferencë për media më . Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më në ora .
