Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy të dyshuar për vrasje

0%

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave me inicialet D.A., dhe A.A., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale – vrasja në tentativë.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më rreth orës , në marketin e pompës së derivateve “Hib Petrol” në Ferizaj, ku dy të pandehurit, në bashkëveprim edhe me një të mitur, dyshohet se kanë sulmuar me qëllim privimin nga jeta të dëmtuarin A.Sh.

Sipas Prokurorisë, veprimet e të pandehurve lidhen me një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit A.A. dhe të dëmtuarit A.Sh., e cila kishte ndodhur rreth një vit më parë në Zvicër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me t’u takuar ditën kritike fillimisht e përcjellin me veturë e posa i dëmtuari futet ne market dalin nga vetura, ku i pandehuri D.A., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehtë – thikë dhe e godet një herë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa i pandehuri A.A., e godet të dëmtuarin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, kurse i mituri me një mjet të rrezikshëm – shkop druri e godet të njëjtin në pjesë të ndryshme të trupit” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është trajtuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se të pandehurit e lartëcekur që nga data me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale – vrasja në tentativë.

Burimi: Kallxo