Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një

0%

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në fshatin Dren të Zubin Potokut, në kuadër të veprimeve për trajtimin e informacioneve lidhur me posedimin e armatimit. Gjatë aksionit të zhvilluar të enjten, më , në këtë zonë është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e tipit “AK-47”. Lajmin e ka konfirmuar për media Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës.

“Në fshatin Dren ka vazhduar aksioni i Policisë në kuadër të trajtimit të informacioneve për armatim dhe sot, më , prapë është gjetur armatim. Është gjetur një armë e gjatë ‘AK-47’. Detaje të tjera në këtë fazë nuk mund të ndajmë për shkak se kjo është pjesë e hetimeve”, ka deklaruar Baliqi.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe vendin e saktë ku është gjetur arma, duke theksuar se rasti është ende pjesë e procesit hetimor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve të raportuara nga Kallxo, arma është gjetur në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetar serb nga kjo zonë, i cili më 11 gusht kishte pretenduar se gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij ishte ushtruar dhunë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lidhur me këto pretendime, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk është në dijeni që gjatë bastisjeve të zhvilluara në Dren të jetë përdorur dhunë ndaj Rashkoviqit. Pas qëndrimit në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, Rashkoviq është nisur për trajtim të mëtejshëm në Beograd.

Aksioni policor në Dren është pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra nga Policia e Kosovës pas informatave për posedim të armatimit në këtë zonë. Edhe një ditë më parë, më 12 gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar për gjetjen dhe sekuestrimin e armatimit dhe uniformave ushtarake në zonën e Drenit.

Hetimet për rastet e armatimit janë duke vazhduar, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se detaje të tjera do të mund të bëhen të ditura në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Burimi: Telegrafi