Zbardhet konflikti me armë zjarri i pak ditëve më parë, identifikohen

0%

Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin e ndodhur më 11 gushti në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku u qëllua me armë zjarri. 10 persona janë identifikuar si të përfshirë. Katër janë arrestuar, 4 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Bëhet me dije se në pranga u vunë shtetasit Rezar Zaimi, Kevin Kocibellinj, Stiven Fezollari dhe Rolf Fezollari, ndërsa në kërkim u shpallën Frenki Fezollari dhe Cercis Brahimllari. Sipas Policisë, sherri ka nisur pasi 34-vjeçari Rolf Fezollari ka fyer një 17-vjeçar.

Pas kësaj, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht me Rolf Fezollarin, vëllain e tij Stiven Fezollari dhe të tjerë. Situata është përshkallëzuar më tej kur 17-vjeçari dhe miqtë e tij janë larguar dhe kanë shkuar me motomjete pranë banesës së dy vëllezërve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aty vëllai tjetër, Frenki Fezollari 32 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Rezar Zaimi u arrestua për përkrahje të autorit, moskallëzim të krimit dhe prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta.

Kevin Kocibellinj është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorit të krimit. Stiven dhe Rolf Fezollari janë arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në kërkim është shpallur Frenki Fezollari për tentativë vrasjeje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Cercis Brahimllari kërkohet për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit. Ndërkohë, katër persona të tjerë të përfshirë në konflikt po procedohen në gjendje të lirë për moskallëzim të krimit. Njoftimi i Policise: Finalizohet operacioni i koduar “Situata”.

Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri. Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2. Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shtetasit e përfshirë në konflikt, përgjegjësitë e tyre, si dhe rrethanat e rastit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Situata”: -u arrestuan shtetasit R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K.

K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; -u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 4 shtetas gjithashtu të përfshirë në konflikt; -u shpallën në kërkim shtetasit F.

F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur të proceduar në gjendje të lirë.

Si pasojë, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin R. F., vëllanë e tij, shtetasin S. F., dhe me miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete, te banesa e vëllezërve, nga ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjeteve, vëllai tjetër i tyre, shtetasi i shpallur në kërkim, F. F., pa dëmtuar askënd.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot