PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Deharit: Seanca të mbahet nesër në

0%

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet nesër në orën , duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë atë në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se partia e tij ka bërë kërkesë zyrtare që Dehari ta ushtrojë detyrën dhe ta thërrasë seancën. Ai tha se ftesë për të qenë nesër prezent në Kuvend në Kuvend u kanë bërë edhe partive të tjera.

“Me bë ftesë publike, edhe kryesuesit e seancës: zotëri Dehari, mirëpo edhe partisë Vetvendosje, e cila është duke pengu konstituimin e parlamentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne si Parti Demokratike e Kosovës i kemi bërë kërkesë zyrtare sot që ai ta ushtrojë detyrën e vet në bazë të rregullores së punës së parlamentit, ta respektojë ligjin, ta respektojë kushtetutën dhe ta thërret seancën në mënyrë që të konstituohet parlamenti, dhe të kemi normalitet dhe ekonomi Republikës së Kosovës të jetë funksional, gjithashtu edhe subjekteve të tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i kemi dërgu ftesën që nesër në ora të jenë prezent.

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë prezent, aleanca është përgjigj pozitivisht dhe presim që do të përgjigjen edhe subjektet e tjera për shkak që është obligim kushtetues moral i secilit prej neve që të jemi në seancë dhe ta funksionalizojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se situata aktuale paraqet, sipas tij, “emergjencë kombëtare” dhe tendencë për shkatërrimin e rendit kushtetues.

“Rrethana të cilat jemi si Kosovë dhe rrethana në të cilat është sot Kuvendi i Republikës së Kosovës, realisht tregojnë për një jo vetëm emergjencë kombëtare, mirëpo për një tendencë të shkatërrimit të rendit kushtetues, dhe njëkohësisht të pamundësimit të ushtrimit të funksionit të deputetit në Kuvendin e Kosovës aty ku na ka dhënë besimin sovrani, aty ku ne kemi vendin bazë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot ne kemi dërguar një kërkesë zyrtare si aleancë, por në koordinim me partitë politike që kanë qenë në opozitë, kemi kërkuar takim me kryesuesin e seancës konstituive, zotin Dehari, në mënyrë që nesër, në orën , kur kalojnë 48-orëshi, në bazë të përcaktimit rregullores së Kuvendit, të ndodhë seanca.

Nuk kemi pasur asnjë përgjigje, nuk kemi marrë asnjë koment, dhe asnjë konsiderim për me ndodhë Kuvendi”, tha ai. Tahiri tha se partitë opozitare fillimisht do të ndjekin rrugët institucionale, ndërsa paralajmëroi edhe veprime politike në rast se, siç tha ai, vazhdon pamundësimi i ushtrimit të mandatit të deputetëve. “Çka do të thotë kjo? Është shumë e thjeshtë.

Kur neve na pamundësohet ushtrimi i funksionit tonë si deputet, dhe kur ne e shohim që ka nisur shpërbërja e institucioneve demokratike që fillojnë nga Kuvendi, dhe rrjedhimisht shkatërrimi i të arriturave të vendit tonë, nuk na mbetet tjetër veç t’i provojmë rrugë fillimisht institucionale, e pastaj t’i bëjmë veprimet tona politike në funksion të krijimit të rendit kushtetues në Kosovë.

Ajo që na brengos shumë është se shkelja e Kushtetutës për vetë po ndodh vetëm në Kuvend, por po ndodh edhe në Qeveri. I kemi 17 ministra që shkojnë jashtëligjshëm në Qeveri, Prokuroria duhet të veproj”, tha ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com