Raportohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur të enjten në portin e Roterdamit, në Holandë. Sipas Policisë së Roterdamit, shpërthimi ka ndodhur rreth orës në rrugën Moezelweg, ndërsa zona është rrethuar dhe hetimet për shkaqet e incidentit kanë nisur.
Në të njëjtën zonë, kompania Gunvor Energy, e cila menaxhon rezervuarë për ruajtjen e derivateve të naftës, ka raportuar edhe një incident tjetër gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ku disa persona kanë mbetur të plagosur. Mediat lokale kanë raportuar gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të portit.
Policia dhe shërbimet e sigurisë po hetojnë nëse ndërprerjet e energjisë kanë ndonjë lidhje me shpërthimin. Porti i Roterdamit është më i madhi në Evropë dhe përfshin rafineri nafte, si dhe objekte të shumta petrokimike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
