Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka sekuestruar mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike nga shitësit ambulantë në “Qarshinë e gjatë’’ në Pejë. Sipas njoftimit të policisë të datës , gjatë aktiviteteve policore më ishin vërejtur se në këtë lokacion shitësit ambulantë po shisnin mjete të mprehta dhe mjete të tjera.
Në vazhdim të aksionit, më , inspektorët e tregut, të asistuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policorë në Pejë, kanë kryer kontrolle të shitësit ambulantë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 86 mjete tё mprehta (brisk), 19 boksa metalikë, dy shufra metalike dhe tri fotrolla thike. Policia ka bërë të ditur se sekuestrimi është kryer duke respektuar procedurat ligjore.
