Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar takim me kryesuesin e seancës, Avni Dehari për përgatitjet edhe koordinimin lidhur me seancën e radhës. Tahiri thekson se ka kërkuar që takimi të zhvillohet deri në ora . “Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z.
Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër. Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën , në ambientet e Kuvendit.
Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit. Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit”, thekson Tahiri.
