Hakmarrje e shpërblim për zjarrin në diskotekën ‘Gate Club’, çka

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në diskotekën “Gate Club”, ku sipas aktakuzës dëmi material arrin në 969 mijë e 435 euro. Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Epiri”, në zonën industriale Prishtinë–Fushë Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se SH.T. dhe F.S., në bashkëkryerje dhe pas shtyrjes nga RR.A., dyshohet se i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës. Për këtë veprim, sipas prokurorisë, dy të pandehurit kanë vepruar në këmbim të një shpërblimi prej 3 mijë eurosh. Si pasojë e zjarrit, në diskotekën ‘Gate Club’ është shkaktuar dëm material në vlerë prej 969 mijë e 435 euro.

Përveç zjarrvënies në “Gate Club”, aktakuza përfshin edhe një rast tjetër të djegies së pasurisë. Sipas aktakuzës, nga shtatori 2025 deri më , në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, B.H. dhe I.M., duke vepruar së bashku dhe në marrëveshje edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë shtyrë një person ende të paidentifikuar që të kryejë një vepër penale kundër pasurisë së të dëmtuarit S.S.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria thotë se personat e shtyrë më pas i kanë vënë zjarrin automjetit “Range Rover” të S.S., me ç’rast është shkaktuar dëm material prej 54 mijë e 892 eurosh. Sipas aktakuzës, motivi për këtë veprim ka qenë hakmarrja. Të pandehurit dyshohet se konsideronin se F.S. dhe SH.T. ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të S.S.

F.S. ngarkohet edhe me veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se, me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, SH.T., F.S., B.H., I.M., dhe RR.A., t’i shpallë fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas legjislacionit në fuqi.

Burimi: Kallxo