Skandal në miqësore

0%

Një fund skandaloz në Rosaleda. Trofeu Costa del Sol u mbyll në mënyrën më të turpshme, pasi Fullhami refuzoi të merrte pjesë në gjuajtjet e penalltive dhe u largua nga fusha. Ndeshja mes Malagës dhe Fulhemit përfundoi në barazim 2:2, duke bërë që fituesi i trofeut të përcaktohej nga pika e bardhë.

Por, pikërisht në momentin kur skuadrat po përgatiteshin për penalltitë, situata ndryshoi krejtësisht. Trajneri i Fulhemit, Álvaro Arbeloa, u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj gjyqtarit. Atmosfera u tensionua edhe më shumë pas disa përplasjeve mes pjesëtarëve të dy skuadrave. Më pas erdhi vendimi i papritur i Fullhamit.

Skuadra angleze bojkotoi gjuajtjet e penalltive, me lojtarët që nuk pranuan të qëndronin në fushë dhe u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes. Sipas klubit anglez, mënyra e përcaktimit të fituesit me penallti nuk ishte përfshirë në marrëveshjen për zhvillimin e ndeshjes. Për më tepër, Fulhami kishte edhe kohë të kufizuar për t’u nisur drejt aeroportit dhe për të kapur fluturimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Malaga, ndërkohë, mbeti në fushë. Në një skenë ironike, një prej lojtarëve të skuadrës spanjolle mori topin dhe realizoi një penallti simbolike, duke festuar më pas me shokët e skuadrës. Kështu, pa u zhvilluar zyrtarisht seria e penalltive, Malaga u shpall fituese e Trofeut Costa del Sol.

Një fund i pazakontë për një ndeshje që deri në minutat e fundit ishte zhvilluar pa probleme, por që u mbyll me bojkotin e Fulhamit dhe largimin e skuadrës angleze nga fusha.

Burimi: Bota Sot