Përballja Partizani dhe Besëlidhja do të zhvillohet nesër

0%

Ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Besëlidhjes ka pësuar ndryshime në program. Sfida e cila ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej ditën e shtunë në Lezhë nuk do të luhet më në këtë qytet dhe as në datën e parashikuar. Përballja mes dy skuadrave do të zhvillohet nesër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.

Ky ndryshim vjen në kuadër të axhendës së përgatitjeve të të dyja ekipeve të cilat vijojnë punën intensive në prag të sezonit të ri futbollistik.

Për dy trajnerët një test i tillë do të jetë një mundësi e mirë për të parë nga afër gjendjen fizike dhe taktike të lojtarëve për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të krijuar një ide më të qartë mbi formacionin që do të përdoret në ndeshjet zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partizani që synon të jetë protagonist në sezonin e ri do ta shfrytëzojë këtë takim për të vijuar kolaudimin e skuadrës dhe për të integruar sa më mirë elementët e rinj. Nga ana tjetër Besëlidhja do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo përballje duke përdorur miqësoren si një tjetër test të rëndësishëm përpara startit të kampionatit.

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore përballjet e kësaj natyre janë të rëndësishme në këtë fazë të sezonit pasi u japin stafit teknik mundësinë të evidentojë pikat e forta por edhe aspektet që kanë nevojë për përmirësim. Kështu Partizani-Besëlidhja do të luhet nesër në Tiranë në një përballje që pritet të jetë një tjetër hap në përgatitjet e dy skuadrave për sezonin e ri.

Burimi: Bota Sot