Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR:

0%

Zjarri që ka përfshirë zonën mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe ka djegur rreth 20 hektarë sipërfaqe, kryesisht pyjore. Pëllumb Gjobi, inspektor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thotë se flakët nisën në Priskë dhe u përhapën të favorizuara nga era.

Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjobi shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, ndërsa në terren kanë qenë të angazhuara forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera. “Pjesa këtu quhet Gurrë e Madhe, është mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe.

Zjarri ka nisur nga Priska dhe ka përshkuar një sipërfaqe të madhe shkurresh, i favorizuar edhe nga era. Është djegur një sipërfaqe prej afro 20 hektarësh, zjarrfikësit dhe të gjitha forcat e tjera kanë qenë në terren, por ka qenë një situatë e jashtëzakonshme. Ne jemi përditë në terren, frikë nuk kemi, por kujdes po. Shumica e tokës së djegur është pyjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është djegur pak ullishte dhe vreshtari. Janë djegur vetëm dy banesa të pabanuara në zonën e Lundrës, në fshatrat e tjerë nuk ka pasur dëme. Zjarri ka nisur para 5-6 ditësh në Priskë, po bëjmë të pamundurën, por terreni i vështirë, era dhe faktorët e tjerë nuk na e bëjnë të lehtë”, shprehet ai.

Gjobi thekson se pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga zjarri është pyjore, ndërsa dëmet në zonat e banuara kanë qenë të kufizuara në dy banesa të pabanuara në Lundër. Sipas tij, forcat në terren vijojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa terreni i vështirë dhe era mbeten ndër faktorët kryesorë që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Burimi: Bota Sot