Kërcënohet një zyrtar policor në Kuvend, Prokuroria nis hetimet

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur veprimet hetimore lidhur me një rast të kërcënimit ndaj një zyrtari policor, i cili ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me disa postime të publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar zyrtari policor.

Prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit. Në kuadër të hetimeve, Policia është autorizuar edhe për sigurimin dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, me qëllim të mbledhjes së provave relevante.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave të nevojshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com