Al Nassr ka shfaqur interesim për portierin e Milanit, Mike Maignan, pasi klubi nga Arabia Saudite është në kërkim të një portieri të ri për pozitën e titullarit. Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Maignan është një prej emrave që po shqyrtohen nga Al Nassr, i cili dëshiron të gjejë zëvendësuesin e Bento-s.
Ndërkohë, situata e portierit francez te Milani pritet të qartësohet së shpejti. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskutohet e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.
Milani dëshiron të kuptojë qartë planet e Maignan, ndërsa portieri duhet të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë aventurën në “San Siro” apo të shqyrtojë mundësi të reja. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të ishte i gatshëm të transferohej në Arabinë Saudite. Interesimi i Al Nassr është konkret, por vendimi përfundimtar do të varet edhe nga dëshira e vetë lojtarit.
Nëse Maignan vendos të largohet nga Milani, oferta nga Arabia Saudite mund të shndërrohet në një mundësi serioze për të ardhmen e tij.
