Shkëndija është gati për ndeshjen e kthimit

0%

Sonte, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, menjëherë pas stërvitjes së mysafirëve nga Skocia, Hibernian zhvilluan stërvitjen e tyre edhe futbollistët e Shkëndijës. “Stërvitja kaloi në një atmosferë të mirë dhe pune, me besim te vetja dhe te cilësitë e tyre.

Të gjithë në kampin e përfaqësuesit tonë janë të bindur se nesër, në ndeshjen e kthimit ndaj Hibernianit, do të arrijnë të fitojnë dhe, me këtë, të sigurojnë një vend në play-off-in e Ligës së Konferencës”, k a shkruar media maqedonase “Sportsport”.

Problem për trajnerin Artim Pollozhanin janë mungesat në skuadër, për shkak të dëmtimeve, por megjithatë Shkëndija ka një ekip mjaft cilësor dhe një grup të gjerë lojtarësh, që nesër nga ora , në Arenën e Shkupit, të futet me të gjitha forcat në sulm. Të kujtojmë se në ndeshjen e parë në Edinburg, skuadra vendase Hibernian fitoi me rezultatin 2:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot