Arrestohet qytetari që dyshohet se e kërcënoi Ramush Haradinajn

0%

Policia e Kosovës e ka arrestuar qytetarin që sot, më , gjatë vizitës së tij në Kuvend dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn, ish-kryetarit të Aleancës. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës. Sipas Ahmetit, ndaj të dyshuarit do të merren veprimet procedurale në koordinim me prokurorin e Shtetit.

Pak minuta para arrestimit të tij, Prokuroria njoftoi se ka inicuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore për këtë rast. Deklaratat qytetari i bëri në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës. Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt.

Sipas Gjinit, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo