Një kontroll rutinë i Policisë në orët e para të së mërkurës në fshatin Rahovicë të Ferizajt ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një a*me, pasi rezultoi se leja për të kishte skaduar, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës , kur Njësia e Reagimit të Shpejtë ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Ford, të cilën po e drejtonte Bylend Spahiu .
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë hasur në një jelek zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, ndërsa në xhepin e tij është gjetur një karikator me 10 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Spahiu është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka deklaruar se jeleku dhe karikatori i përkisnin prindit të tij, Ibrahim Spahija, 59 vjeçar, i cili posedonte edhe një a*më për shenjëtari. Policia më pas ka kontaktuar Spahijën dhe i ka kërkuar të paraqitej në stacion së bashku me dokumentacionin përkatës.
Por gjatë verifikimit është konstatuar se leja për Beretta USA kishte skaduar më . Në rast është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve, e cila ka intervistuar personat e përfshirë, ndërsa Beretta dhe 10 fishekët janë sekuestruar.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është urdhëruar inicimi i rastit penal ndaj Ibrahim Spahijës për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
