Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime urgjente lidhur me kërcënimin e raportuar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në njoftimin e publikuar të mërkurën, Prokuroria i referohet deputetit vetëm me inicialet R.H., ndërsa bëhet fjalë për Haradinajn.

Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti, Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, që të identifikojë personin e dyshuar dhe të ndërmarrë veprimet urgjente lidhur me rastin.

Prokuroria ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë, tashmë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e kërcënimit apo identitetin e personit të dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com