Deklaratat e qytetarit në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria ndërmerr

0%

Pas deklaratave të një qytetari për dënim me burgim të Ramush Haradinajt, ish-kryetarit të Aleancës, është aktivizuar Prokuroria e Prishtinës. Sipas njoftimit, Prokuroria po e heton këtë rast pasi ka pranuar informatën sipas së cilës dyshohet se është kërcënuar Haradinaj.

“Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.” – thuhet në më .

Po ashtu thuhet se prokurori i shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e qytetarit u thanë në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës, por që u shoqëruan fillimisht me përplasje në mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj u shkaktuan edhe debate mes vizitorëve që shprehnin përkrahje partiake.

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt. Sipas Gjinit, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

“Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë.” – ka shkruar Gjini në Facebook më .

Gjini vlerëson se ky është një “instrumentalizim i rrezikshëm”, i cili thot se “nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku Prokuroria e Shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht.” “Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush.

Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës.” – ka theksuar Gjini.

Burimi: Kallxo