Futbollisti kroat Ivan Deliç ka firmosur me klubin e Feronikelit 74 të Drenasit. “Nikli” synon të jetë sa më i kompletuar dhe më i fortë për edicionin e ri. “FC Feronikeli 74 njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Ivan Deliç i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Ivan Deliç, 27-vjeçar, sjell përvojën e tij nga futbolli kroat, italian, slloven dhe boshnjak.
Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Hajduk Split, Istra 1961, Varazhdin, Slaven Belupo, Shibenik, Cosenza, NK Bravo dhe Shiroki Brijeg. Deliç ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kroacisë ”, thuhet në njoftimin e klubit.