Një eskortë australiane, Katija Kortez, 28 vjeçe, ka bërë një renditje mjaft të pazakontë të meshkujve sipas profesioneve, duke pretenduar se eksperienca e saj ndër vite i ka lejuar të dallojë disa “modele” të veçanta. Kortez thekson se lista e saj nuk është një studim shkencor dhe nuk mund të merret si një rregull i përgjithshëm.
Megjithatë, renditja e saj ka tërhequr vëmendje, pasi në krye janë profesionet që lidhen me forcën fizike, aktivitetin dhe njohjen e trupit të njeriut. Në vendin e katërt ajo ka renditur trajnerët personalë, duke veçuar forcën, qëndrueshmërinë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës. Në vendin e tretë vijnë mjekët, kirurgët dhe fizioterapistët.
Sipas Kortez, avantazhi i tyre nuk lidhet vetëm me formën fizike, por edhe me njohuritë profesionale mbi anatominë dhe trupin e njeriut. Sportistët profesionistë kanë siguruar vendin e dytë. Eksporta pretendon se përveç kondicionit fizik, ata kanë një ndërgjegjësim të zhvilluar për trupin e tyre dhe mënyrën se si e përdorin atë. Por surpriza e madhe vjen në krye të listës.
Në vendin e parë Kortez ka vendosur punëtorët e ndërtimit, duke lënë pas mjekët, sportistët dhe trajnerët e fitnesit. Sipas saj, puna fizikisht e lodhshme, forca dhe qëndrueshmëria, së bashku me imazhin e një burri që kryen një profesion tradicionalisht të lidhur me forcën, i bëjnë ndërtuesit të dallohen në këtë renditje.
Megjithatë, Kortez nënvizon se profesioni në vetvete nuk është garanci për asgjë. Sipas eksperiencës së saj, faktori më i rëndësishëm është kujdesi për shëndetin dhe aktiviteti fizik. Pra, meshkujt që kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur nuk janë domosdoshmërisht në disavantazh, nëse merren rregullisht me sport ose aktivitet fizik jashtë orarit të punës.
Një gjë është e sigurt, ndërtuesit morën një “titull” të papritur, duke dalë në krye të një renditjeje që ka shkaktuar jo pak kuriozitet në rrjet.
