Klubi Sportiv Tirana, përmes postimit në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit Malik Madison, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin 2026-2027. Amerikani është 208 centimetra i gjatë, i profilizuar në qendër, ndërsa vjen me statistika bindëse.
Aventura e fundit profesionale për Madison ishte në Bosnje, e pasuar me mesataren 15.6 pikë për ndeshje, shto edhe 9.6 “rebound”. Afrimi i një basketbollisti me karakteristika të tilla, është tregues i qartë se Tirana në basketboll për meshkuj do të jetë në “valle” për titullin këtë sezon të ri, të paktën në “letër”.