Zjarret e valët e të nxehtit paraqesin rrezik fiskal në rritje për

0%

Zjarret dhe valët e të nxehtit paraqesin rrezik fiskal afatmesëm dhe afatgjatë në rritje për Greqinë dhe rajonin më të gjerë, ka deklaruar një këshilltar i lartë i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ndërsa qeveria po rrit investimet për të mbështetur ekonominë e varur nga turizmi, ka raportuar të mërkurën () agjencia e lajmeve, Reuters .

Michael Arghyrou, kryekëshilltari ekonomik i kryeministrit, ka thënë se Athina po zbaton investime në infrastrukturën e ujit dhe energjisë në pikat e nxehta turistike, derisa njëherësh po shqyrton masat për përmirësimin e mbulueshmërisë së sigurimeve kundër humbjeve që lidhen me klimën.

“Këto ngjarje po bëhen fenomen më i rëndësishëm rreziku dhe në shumë aspekte, më i shpeshtë dhe më i rëndë” – ka thënë Arghyrou për Reutersin. “Ky është një rrezik fiskal afatmesëm dhe afatgjatë, jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë zonën e Mesdheut”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për adresimin e këtyre rreziqeve, qeveria po ndjek një strategji investimi që synon forcimin e infrastrukturës së ujit dhe energjisë në pikat e nxehta turistike nga Mykonos derisa në Santorini, ndërsa po mundohet gjithashtu të tërheqë kapital privat, ka thënë Arghyrou.

Strategjia synon gjithashtu Epirin, ishujt e Egjeut të Veriut, Selanikun, Kretën, Rodosin dhe Peloponezin, ku publikimi i filmit të Christopher Nolanit, “The Odyssey”, ka nxitur interesimin e turistëve të rinj.

Verat më të nxehta po e zgjasin sezonin turistik, duke tërhequr vizitorë që nga prilli deri në tetor dhe nëntor, një trend për të cilin Arghyrou ka thënë se po ndihmon mbështetjen e të ardhurave nga turizmi.

Arghyrou nuk ka pranuar të thoshte sesa fonde publike do të ndahen për strategjinë, por ka thënë se investimet shtesë do të financohen kryesisht përmes të ardhurave më të larta tatimore të gjeneruara nga goditja ndaj ekonomisë informale të Greqisë.

Greqia nuk ka plane për sigurime katastrofash, të cilat ofrojnë fonde pas fatkeqësive të mëdha, megjithëse Arghyrou ka thënë se ideja meriton të shqyrtohet. Qeveria po shqyrton stimuj për ta rritur mbulimin e sigurimeve të familjeve dhe bizneseve, duke inkurajuar siguruesit të ofrojnë polica të përballueshme. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo