Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një garë të tillë, por theksoi se ligji amerikan e ndalon. “Të gjithë më pyesin nëse do të kandidoj në vitin 2028.
Do të doja shumë, por ligji për këtë çështje është shumë i qartë dhe i rreptë” , u shpreh Trump për gazetarët. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, përmes Amendamentit të 22-të, kufizon presidentin në dy mandate. Duke folur për Iranin dhe situatën në Lindjen e Mesme, Trump deklaroi se nuk i beson Teheranit dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.
“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, jo ata”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Irani nuk duhet të shndërrohet në “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”. Trump komentoi gjithashtu largimin e tij të papritur nga samiti i NATO-s në Turqi, duke thënë se përballet me një numër të madh kërcënimesh. “Marr shumë kërcënime. Shumë kërcënime për të cilat ju nuk i dini.
Kushdo që ka një pozicion të rëndësishëm përballet me shumë kërcënime. Ata që nuk kanë rëndësi nuk kërcënohen. Mendoj se unë jam objektivi kryesor”, deklaroi ai, shkruan Euronews.al. Trump tha se siguria e tij varet nga Shërbimi Sekret dhe se ai ndjek udhëzimet e agjentëve për masat që duhet të marrë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
