Koha e Nahuel Molinës te Atletiko Madrid ka mbaruar. Mbrojtësi argjentinas i është bashkuar Romës në një marrëveshje me vlerë rreth 17 milionë euro. Vetë lojtari e njoftoi transferimin në rrjetet sociale: “Sot, pas katër vitesh, është koha për mua t’i them lamtumirë këtij klubi të madh. Jam mirënjohës që kam qenë pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme.
Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit dhe stafin e trajnerëve që më ndihmuan të rritem gjatë këtyre viteve, dhe të gjithë ata që më mbështetën pas kuintave në çdo hap të rrugës. Së fundmi, faleminderit të gjithë tifozëve të Atletikoss, të cilët janë zemra dhe shpirti i këtij klubi.
Me këtë transferim, Molina përfundon periudhën e tij katërvjeçare me Rojiblancos dhe nënshkruan një kontratë katërvjeçare me Romën. Argjentinasi mbërriti te Atletiko në verën e vitit 2022 nga Udinese, pasi u vendos si një nga mbrojtësit më të shquar në Serie A.
Vetëm disa muaj më vonë, ai arriti kulmin e karrierës së tij duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën në Katar në vitin 2022, ku ishte një lojtar kyç në planet e Lionel Skalonit.
