Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore emergjente kanë kërkuar gjithsej 377 persona. Sipas njoftimit, 59 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 98 në Emergjencën Internistike, 75 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 81 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar edhe 22 pacientë, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve. Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rast i lëndimit nga armët e ftohta, ndërsa 41 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
