Magjepsja për eklipsin përfshin Spanjën e Islandën derisa miliona

0%

Miliona njerëz në mbarë Spanjën e Islandën janë përgatitur që ta shohin me sytë e tyre eklipsin total diellor të mërkurën (), duke siguruar syzet mbrojtëse e duke udhëtuar drejt zonave ku ngjarja e rrallë astronomike mund të vëzhgohet plotësisht, raporton Reuters . Magjepsja e njerëzve me eklipset është e dokumentuar mirë.

Historikisht, errësimi i papritur i qiellit shpesh interpretohej si ogur, luftë kozmike a shenjë e fuqisë hyjnore. Vëzhguesit e qiellit në ditët e sotme do të mundohen të përjetojnë të njëjtën ndjesi të çuditshme kur dita shndërrohet shkurtimisht në muzg dhe disa kafshë qetësohen ndërsa Hëna kalon direkt ndërmjet Tokës e Diellit.

“Shpresoj që sonte të shohim shfaqjen e një brezi të mrekullueshëm astrofizikanësh”, ka thënë Juan Cruz, sekretari spanjoll i Shtetit për Shkencën. “Është një moment kaq i veçantë”. Autoritetet presin deri në 6 milionë vizitorë në zonat kryesisht rurale brenda rrugës së eklipsit në krejt Spanjën veriore dhe Ishujt Balearik, ka thënë Cruz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Spanjë, eklipsi do të pasohet shpejt nga perëndimi i diellit, duke e bërë ngjarjen veçanërisht tërheqëse. Meqenëse eklipsi i sivjetmë përkon me njërën nga periudhat me rrezik më të lartë për zjarret, Spanja ka nisur një operacion masiv policor dhe një fushatë për sigurinë publike.

Qeveria gjithashtu e sheh si mundësi për të shfaqur rajone të vizituara rrallë dhe për të ndihmuar adresimin e shqetësimeve lidhur me turizmin e mbingarkuar në bregdet duke rishpërndarë turmat larg vendpushimeve të mbushura me njerëz në plazh. Gadishulli Iberik përjetoi për herë të fundit një eklips total diellor më 1912.

Ai pritet të përjetojë një tjetër më dhe një eklips unazor në janar 2028, duke përfunduar të ashtuquajturin “Trio i Eklipsit Iberik”. Edhe islandezët mezi presin eklipsin Në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik, syzet e eklipsit janë shitur të gjitha për ditë të tëra, ndërsa vendi nordik me rreth 400 mijë banorë pritet të mirëpresë deri në 80 mijë vizitorë.

Eklipsi do të arrijë në bregdetin më perëndimor të Islandës rreth orës pasdite, sipas kohës lokale, përpara se hija e Hënës të shtrihet drejt lindjes. Errësira totale do të zgjasë deri në 2 minuta e 13 sekonda në perëndimin e largët, megjithëse shumica e qyteteve do të shohin periudha më të shkurtra errësire.

Autoritetet kanë paralajmëruar për trafik të rënduar dhe i kanë nxitur shikuesit të mbërrijnë herët. Këngëtarja Bjork do të performojë në një event me temë eklipsin në jug të Rejkjavikut.

Agjencia hapësinore amerikane NASA planifikon të fluturojë një avion WB-57 në lartësi të madhe nga Islanda për ta ndjekur hijen e Hënës, dhe ekipet e financuara nga NASA do të lëshojnë balona për të studiuar se si errësira dhe ftohja e papritur ndikojnë në atmosferën e poshtme.

“Oh, sa bukur është”, ka thënë Krista Kern, vizitore nga Karolina e Veriut e cila i përshkroi pritjet për errësirë ​​si “ndjesi që ta përshkon krejt trupin”, duke shtuar megjithatë se ishte nervoze për motin islandez.

Në kërkim të errësirës Përveç vëzhguesve të rastësishëm, ngjarja tërheq edhe “ndjekës të eklipsit”, entuziastë që përshkojnë globin për ta përjetuar vetë sa herë që ka eklips.

Gordon Telepun, kirurg plastik në pension dhe astronom amator nga SHBA-ja, i cili ka fotografuar gjashtë eklipse totale, ka treguar se do të shikojë eklipsin nga ishulli i Majorkës sepse Spanja i plotëson të gjitha kushtet për ndjekësit e eklipsit.

“Ka shanse mjaft të arsyeshme meteorologjike në gusht, një kohëzgjatje të mirë të plotësisë prej mbi një minutë e gjysmë dhe është e lehtë për të udhëtuar”, ka thënë ai. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo