Vazhdon aksioni i Inspektoratit, tërhiqen nga tregu disa produkte të

0%

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se ka vazhduar në Prizren, Ferizaj, Vushtrri e Gjilan aksionin për largimin nga tregu të disa produkteve të qumështit, sipas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Sipas njoftimit për media të datës , gjatë këtij aksioni janë tërhequr nga shitja këto produkte: Qumësht 3.2% Vidas – 1L; Holla Cooking Cream – 1L; Garden Milk – 1L; Spec me krem Vidas – 1kg; Magic Cream – 400g; Schmand 18% – 800g; Djath i bardhë 100% – 250g.

“Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi” – thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që nëse hasin në treg ndonjërin nga produktet e lartëcekura, të raportojnë përmes platformës Viber në numrin: +383 46311100. Më , Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore.

Aksioni vjen pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.

E urdhëresa e AUV-it vjen pasi që kjo agjenci gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka zhvilluar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë marrë 495 mostra për analiza laboratorike. Sipas rezultateve të analizave, janë evidentuar 93 mospërputhje, ku 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës.

Burimi: Kallxo