Kontrolli i veturës në Kamenicë nxjerr telashe për 28-vjeçarin –

0%

Një kontroll rutinor i Policisë në orët e para të së martës në fshatin Koretin të Kamenicës ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës , derisa një patrullë policore gjatë patrullimit ka hasur në një veturë dhe persona që u janë dukur të dyshimtë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi që përfundoi si i dyshuar në këtë rast është Krenar Berisha, rreth 28-vjeçar. Pas ndalimit të veturës, Policia ka bërë legjitimimin dhe verifikimin e personave, ndërsa gjatë kontrollit te Berisha është gjetur një substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Substanca është konfiskuar dhe më pas është peshuar, me ç’rast ka rezultuar në sasi prej 1.61 gramësh. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe, pas konsultimit me të, rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. Rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com