Dehari: Seancat shterpe vetëm i irritojnë qytetarët, duhet

0%

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka thënë se nëse ka sinjale për një marrëveshje politike që do të mundësonte formimin e të gjitha institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve, atëherë vazhdimi i seancës konstituive do të ishte vetëm “formalitet ceremonial”.

“Momentin e parë që kemi sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, pra që palët të merren vesh në vend se të ketë tentativa pa rezultat, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonial”- Sipas Deharit, thirrja e seancave pa një marrëveshje politike do të ishte e kotë dhe do të irritonte qytetarët, ndërsa përvoja nga dy legjislaturat e kaluara, sipas tij, ka dëshmuar se institucionet stabile dhe shmangia e zgjedhjeve mund të arrihen përmes një marrëveshjeje mes partive parlamentare.

“Ne edhe mund të thërrasim seanca shterpë të cilat vetëm sa i irritojnë qytetarët, mirëpo përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë për institucione stabile dhe për të evituar zgjedhjet, është përmes një marrëveshjeje politike në mes të partive parlamentare”- ka shkruar Dehari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dehari, përmes një postimi, ka rikujtuar se vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i cili përfundonte më . Sipas tij, edhe pas përfundimit të këtij afati, Kuvendi nuk ishte konstituuar.

Ai ka thënë se në atë kohë, kur u kishte bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votonin për konstituimin e Kuvendit, përgjigjja kishte qenë se “nevojitet marrëveshje politike”.

Sipas Deharit, përvoja nga dy legjislaturat e kaluara ka treguar se mënyra e vetme për krijimin e institucioneve stabile dhe shmangien e zgjedhjeve është arritja e një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. ka thënë se deputetët e saj ndodhen në Kuvend dhe kanë kërkuar që seanca të hapet dhe procesi i konstituimit të vazhdojë. “PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend.

Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”- thuhet në njoftimin e partisë. PDK-ja i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke i rikujtuar se roli i tij si kryesues, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sipas PDK-së, përgjegjësia e Deharit është të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. “Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit e ka futur procesin e formimit të institucioneve të reja në një fazë të re pasigurie juridike dhe politike.

Deputetët e legjislaturës së re, të zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, ndërsa përplasjet mes partive politike vazhdojnë të pengojnë arritjen e një zgjidhjeje. Në qendër të bllokadës është mosarritja e një marrëveshjeje politike për mënyrën e vazhdimit të procesit dhe për formimin e institucioneve.

Ndërkohë, tejkalimi i afatit ka hapur debat edhe për pasojat juridike që sjell moskonstituimi i Kuvendit dhe nëse një krizë politike mund të justifikojë zgjatjen e një procesi për të cilin Gjykata Kushtetuese veçse kishte dhënë një interpretim.

Në aktgjykimin e 26 qershorit 2025 , Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procedura e konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar nëse nuk zgjidhen organet e tij drejtuese.

Ky interpretim është bërë pikë referimi në debatin aktual, ndërsa partitë vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të tejkalohet ngërçi. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe pasi që ka kaluar afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregullore të Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së saj. Megjithatë, seanca konstituive akoma nuk ka përfunduar. Një vazhdim i saj është mbajtur më , ndërsa më pas nuk është thirrur vazhdim tjetër.

Avni Dehari nga LVV, i cili udhëheq seancën konstituive, tha se seancat nuk kanë kuptim të mbahen përderisa nuk japin rezultate. “Ne e dimë që me 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do kishte të mbahen seanca edhe vazhdimisht të mos kemi rezultate. Nuk është puna që nuk respektohen [afatet], por dëmi kështu është më i madh.

Vetëm për formalitet nëse mbahen seancat njëra pas tjetrës ku është rezultati? Kush është i interesuar që nëse s’ka rezultate të mbahen seanca vetëm për kot?”- u shpreh Dehari më . Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në anën tjetër, ka thënë se si parti kundërshtojnë tejkalimin e afateve.

Ai deklaroi se mbështet ndonjë protestë apo demonstratë që e kundërshton veprimet e tilla, ndërsa mundësinë që PDK-ja të organizojë protestë e la të hapur. “Çdo protestë e mbështesim, sepse me të vërtetë çka u bë, boll u bë më. Dhe besoj që nuk duhet të të teprohet më, sepse qytetarët mbi të gjitha presin adresë që merret me kërkesat e tyre që t’i zgjidhin problemet e përditshme”- tha ai.

Albana Bytyqi e Aleancës konsideron se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë të blejnë kohë në mënyrë që të shkohet në zgjedhje gjatë muajit dhjetor 2026. Si rrugë të vetme të mbetur, ajo konsideron se është “dalja në rrugë”. “Jemi duke diskutuar si parti, por edhe parti të tjera, kështu që po e shohim tash e tutje se si do të veprojmë”- tha ajo.

Për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Bytyqi tha se në bashkëpunim me partitë e tjera mund t’i drejtohen edhe asaj. “Po kërkojnë vetëm afat kohor me ble për me mujtë me çu vendin në zgjedhje në dhjetor. Kjo është arsyeja kryesore pse po kërkon Kurti me çu në Gjykates Kushtetuese partitë opozitare këtë pjesë”- deklaroi Bytyqi.

Ndërkohë, Ilir Kërqeli i LVV-së, i cili ishte pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit kur në vitin 2022 u miratua Rregullorja e punës së Kuvendit që e cakton afatin 48-orësh për ndërprerjen maksimale të seancës konstituive, ka thënë se, sipas tij, nuk mund të thirret një seancë pa u dakorduar për një marrëveshje për të tri pozitat kryesore të shtetit: presidentin, kryekuvendarin dhe kryeministrin.

“Kur është miratuar Rregullorja e re natyrisht se nuk janë paraparë sfidat e tilla institucionale të cilat po ndodhin edhe sot, po edhe gjatë vitit 2025”-tha ai. Ai konsideron se do të ishte mirë që të kishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese sa i përket afatit 48-orësh të ndërprerjes së seancës konstituive. Madje, ai u shpreh i hapur që edhe vetë t’i drejtohet Kushtetueses.

“Nuk e kemi diskutuar deri tani. Unë mendoj se nëse ka një iniciativë të tillë, pse jo”- tha ai. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.Kurti më deklaroi se është në komunikim me kryetarët e partive dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje.

“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje.

E zgjidhja është marrëveshja politike”- tha ai më . Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar më .

Burimi: Kallxo