Ulutash: Optimizimi i KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, në Shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”. Në takim, me Elekun morën pjesë edhe Igor Simiq, Jovana Radosavljeviq dhe Milan Radojeviq. Sipas KFOR-it, palët diskutuan për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e vazhdueshëm të optimizimit të pranisë së KFOR-it.

Ulutash ka theksuar se ndryshimi gradual i pranisë së KFOR-it ka nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se procesi është i bazuar në kushte dhe mund të përmbyset nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se misioni do të mbetet plotësisht i pajisur dhe i pozicionuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë, në përputhje me mandatin e përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim thuhet gjithashtu se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe se procesi i kalimit gradual të pranisë së trupave nga ura kryesore në Mitrovicë është ende në fazën fillestare. Sipas KFOR-it, pas përfundimit të këtij procesi do të ruhet një prani e fortë në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com