ulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, u ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madridit se nuk dëshiron të stërvitet më me ekipin, pasi synon të largohet nga klubi madrilen gjatë kësaj vere. Argjentinasi 26-vjeçar ka ndërmarrë këtë hap pasi kërkoi të zhvillojë një bisedë me trajnerin Diego Simeone rreth një transferimi të mundshëm te Barcelona.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv Miguel Angel Gil ndodhet me pushime, ndërsa Simeone nuk ia ka plotësuar dëshirën për një takim. Sipas informacioneve të gazetës Mundo Deportivo , Alvarez beson se trajneri nuk pati guximin të përballej me të. Për këtë arsye, ai u ka shprehur drejtuesve të klubit që ishin të pranishëm në ambientet e Atletico Madridit se ishte thellësisht i zhgënjyer.
“Mos u mbështetuni më tek unë,” u tha Alvarez atyre, sipas Mundo Deportivo . Sulmuesi argjentinas pretendon se që nga shkurti ka marrë një premtim verbal nga drejtuesit e klubit se do t’i lejohet të largohet gjatë kësaj vere. Barcelona është jashtëzakonisht e interesuar për transferimin e tij, ndërsa situata aktuale ka krijuar një përplasje të re mes lojtarit dhe Atletico Madridit.
Tashmë mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo sagë dhe nëse klubi madrilen do të pranojë ta lejojë Alvarez të largohet gjatë kësaj vere. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
