Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Fenerbahçes të martën. Muriqi u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen që Feneri e fitoi me rezultat 1:0 ndaj Sturm Grazit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ishte ndeshja kthyese e raundit të tretë kualifikues të Championsit.
Muriqi është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, duke zëvendësuar brazilianin Anderon Talisca, i cili pak minuta më parë kishte shënuar nga pika e bardhë, për fitoren minimale të Fenerit. Gjiganti turk do të vazhdojë tutje rrugën për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe në fazën e play-offit, do të ndeshet me ekipin që fiton në përballjen Lyon-Spartak Prague.
Ndryshe, Muriqi ka luajtur edhe më parë për Fenerbahçen, ndërsa ai është rikthyer te kampioni i shumëfishtë i Turqisë në këtë afat kalimtar nga Mallorca
