Të dyshuarit për narkotikë nuk iu bindën urdhrave zyrtarë dhe goditën

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), ka lokalizuar dy automjete me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Kur Policia tentoi t’i ndalonte, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtarë, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur armën e zjarrit.

“Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Forcat e rendit bëjnë të ditur se kanë realizuar gjithsej tri bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin janë sekuestruar: 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

“Për të gjitha veprimet operative lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore dërgohen në mbajtje për 48 orë”- theksohet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Burimi: Kallxo