Ferran Torres mund të quhet lojtari më i ri i PSG-së. Spanjolli, nuk do të paraqitet në stërvitjen e radhës me Barcelonën duke u afruar gjithnjë e më shumë me kampionët e Evropës. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet pas finales së nesërme të Superkupës së Evropës ndaj Aston Villës.
Torres, kishte kaluar plot 4 vite e gjysmë te Barça duke fituar 3 tituj të La Ligas, Kupën e Mbretit si dhe Superkupa të Spanjës.
Burimi:
Bota Sot
