Kampioni olimpik nuk arriti të fitojë për të tretën herë radhazi medaljen e artë evropiane në 100 metra. Pas shqetësimit në muskul, Jacobs u nis në finale, por u ndal pas vetëm disa metrash. Gjithçka ishte gati për festë. Forma e tij ishte shumë e mirë, në gjysmëfinale ai dominoi garën dhe, duke e ulur ritmin në fund, regjistroi kohën më të mirë prej 10.08 sekondash.
Ai synonte të bëhej për herë të tretë radhazi kampion evropian në 100 metra, një arritje që e kanë realizuar edhe kampionët olimpikë Borzov dhe Christie. Por në finale, në Birmingham, Marcell Jacobs u detyrua të ndalej. Pak minuta para nisjes, gjatë provës së fundit të nisjes, ai ndjeu një dhimbje të fortë në muskulin aduktor. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim.
Jacobs, i zhgënjyer, por jo i dorëzuar, tha: «Më vjen jashtëzakonisht keq. Pas gjysmëfinales ndihesha vërtet shumë mirë. Gjatë nxehjes së fundit, te blloqet e nisjes, ndjeva një dhimbje shumë të madhe në aduktor. Është i njëjti problem që më ndaloi në Monte-Karlo, në garën e Ligës së Diamantit në qershor:. Megjithëse kishte dhimbje, Jacobs vendosi të provonte. “Gjithsesi provova.
Isha gati të sakrifikoja gjithçka vetëm që ta çoja garën deri në fund, sepse e dija se mund ta fitoja. Por këto gjëra janë pjesë e sportit”. Jacobs e pranoi se objektivi i tij ishte medalja e tretë e artë radhazi: “Erdha këtu për medaljen e tretë të artë radhazi, por nuk mund ta kthejmë kohën pas. Fatkeqësisht, ajo që ndodh me trupin nuk mund të kontrollohet”.
