Corinthians nuk i vazhdon kontratën

0%

Sulmuesi holandez, Memphis Depay është larguar nga Corinthians. Ndonëse ai dëshironte të qëndronte ku pranoi edhe ulje page, klubi i tij vendosi që të mos i vazhdonte kontratën atij.

“Duke pasur parasysh detyrimet financiare aktuale dhe të ardhshme të Corinthians, u bë e qartë se marrja përsipër e një angazhimi të ri të kësaj madhësie nuk do të ishte e pajtueshme, në këtë moment, me ekuilibrin financiar që duhet të ruajmë për të siguruar qëndrueshmërinë e institucionit”, shkruhej në njoftimin e tyre.

Depay, bëri 79 paraqitje me Corinthians duke shënuar 20 gola dhe kishte pasur sukses duke fituar Kupën e Brazilit, Superkupën si dhe Campeonato Paulistan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot