Lista Serbe ka pretenduar se pasditën e së martës, më , në fshatin Dren të Zubin Potokut, bazuar në dëshminë e Nenad Rashkoviqit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpinë e tij familjare dhe, pas kontrollit, kanë filluar ta godasin në trup pa asnjë arsye.
Sipas fjalëve të tij, më pas e kanë dërguar në një pyll aty pranë, e kanë lidhur për një pemë dhe e kanë rrahur brutalisht me një zorrë uji, duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore dhe, sipas informacioneve të para, thyerje të brinjëve.
Ky subjekt politik thot se Rashkoviqi ka deklaruar se gjatë keqtrajtimit i kanë kërkuar të pranojë se gjatë luftës kishte kryer krime lufte ndaj shqiptarëve. “Pas kësaj, Nenadi është lënë i lidhur për pemë.
Me ndihmën e miqve është liruar dhe është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, e më pas në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku po vazhdon vëzhgimi mjekësor dhe përcaktimi i shkallës së lëndimeve të marra”- ka shkruar Lista Serbe.
LS u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-it dhe EULEX-it, që urgjentisht të shqyrtojnë të gjitha pretendimet lidhur me këtë ngjarje dhe të ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të vërtetohen të gjitha faktet dhe të sigurohet mbrojtja e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve.
“Lista Serbe dënon në mënyrën më të ashpër trajtimin e pretenduar brutal ndaj Nenad Rashkoviqit dhe kërkon një hetim urgjent, të pavarur dhe të plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë së të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në të”- theksohet në njoftim.
Kurse, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, ka thënë për KALLXO.com se do të ftohet Inspektorati Policor i Kosovës të merret me rastin. “Nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje që policia ka ushtruar dhunë ndaj dikujt.
Por mediat kanë nisur të raportojnë edhe do të ftohet IPK që të merret me rastin, ta trajtojë atë, që të vlerësojë edhe pretendimet”- deklaroi Elshani. Ndryshe, janë identifikuar dhe konfirmuar mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin Potok.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave. Gërmimet në Zubin Potok Për disa ditë rresht janë kryer gërmime edhe në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku, siç kishte mësuar KALLXO.com, ishin gjetur d isa mbetje mortore.
Gërmimet kanë vazhduar edhe në fshatin Jabukë, ku në orët e vona të datës janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave . Vlerësimet fillestare, sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, tregonin se ato u përkasin viktimave të zhdukura me forcë gjatë luftës.
Më , Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet nën dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë rast, fillimisht ishin arrestuar dy persona. Ndërkaq, edhe një i dyshuar tjetër u arrestua nga Policia e Kosovës më , si i dyshuar për krime lufte.
Procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është ende në fazën e hetimeve. Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Jugosllav Radojeviq, i dyshuar për krime kundër popullatës civile.
Radojeviq po dyshohet lidhur me varrezat e dyshuara masive që janë gjetur në zonën e Zubin Potokut, ku janë duke u kryer gërmime në kërkim të mbetjeve mortore të civilëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet nga deri më .
Për gërmimet në Zubin Potok dyshohet se bëhet fjalë për 23 intelektualët, të cilët, sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com, janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë.
