Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada,

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostrada për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë totale mbi 20 tonë. Sipas Ministrisë, masa do të zbatohet nga ora deri në , pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Kufizimi do të vlejë vetëm në autostrada, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse automjetet mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime. Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe t’i planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com