Beyonce paditet nën pretendimin e shkeljes së të drejtave autoriale

0%

Ylli muzikor Beyonce është paditur nën arsyetimin se ka përdorur pjesë muzikore të paautorizuar në hitin e saj “Alien Superstar”, siç bën të ditur TMZ. Sipas dokumenteve gjyqësore, një kompani e quajtur Hirose Enterprise dhe një producent me emrin Shuji Hirose po padisin Beyonce dhe disa kompani muzikore për shkelje të të drejtave të autorit.

Hirose pretendon se zotëron të drejtat e një kënge të titulluar “Moonraker”, të interpretuar nga muzikanti John Holiday. Kompania thotë se Beyonce ka përdorur pjesën hyrëse të këngës në këngën e saj “Alien Superstar”, e cila u publikua në albumin e vitit 2022, Renaissance.

Sipas paditësve Beyonce dhe ekipi i saj nuk kishin marrë fare licencë për përdorimin e muzikës së tyre para publikimit të albumit, por morën një licencë disa javë pas publikimit. Hirose thotë se e kishte njoftuar kompaninë e Beyonces për shkeljen e të drejtave autoriale, por se ajo ka vazhduar ta shesë albumin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kompania po kërkon një urdhër gjykate që ta ndalojë Beyoncen të vazhdojë të përfitojë financiarisht nga vepra e tyre, si edhe dëmshpërblim prej një shume të pacaktuar. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga vetë këngëtarja.

Burimi: Bota Sot