Sulmuesi Vedat Muriqi ka debutuar për Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit ndaj Sturm Graz. Muriqi u rikthye te skuadra turke këtë verë, megjithatë ishte i pafat duke marrë një lëndim në këmbë menjëherë dhe si pasojë mungojë për disa javë. Sidoqoftë, lojtari nga Prizreni e ka lënë pas lëndimin dhe ka zhvilluar minutat e parë me Fenerin kundër klubit austriak.
Talisca alkışlarla kenara gelirken Vedat Muriqi oyunda! 🔥 pic.twitter.com/bqKF3Vw9Fs — TV100 (@tv100) August 11, 2026 Në minutën e 77-të, Muriqi e zëvendësoi golashënuesin e vetëm deri më tani Taliscan, kësisoj do të provojë të lërë gjurmë menjëherë.
Muriqi përndryshe do të ketë një punë të vështirë për ta siguruar vendin e titullarit pasi përpos Taliscas që është në formë, Feneri e ka kompletuar edhe afrimin e Romelu Lukakut nga Napoli./ Telegrafi
