Aktivisti Edison Lika shprehu bindjen se shtatori do të rikthejë në shesh mijëra qytetarë duke larguar përfundimisht kryeministrin Edi Rama. Teksa mori fjalën në protestë, ai akuzoi se kanë tentuar që ta përçajnë me të gjitha format protestën qytetare, por nuk ia kanë arritur dot.
“Fillimi i shtatori nuk do të shënojë vetëm uljen e temperaturave por do të bëjë gati edhe valixhet përfundimisht ë pushtetit të Edi Ramë. Kanë bërë çdo gjë për ta fikur këtë protestë, ama kjo protestë ndezi zjarrin e shpresës së shqiptarëve. Këtë zjarr ata nuk e fikin dot.
Kanë tentuar çdo lloj përçarjeje, kanë tentuar të na ndajnë në çdo lloj grupimi ama ne jemi më të bashkuar se kurrë kundër këtij regjimi. Ne kemi ditur prej fillimi se ka shumë gjëra që na ndajnë njëjtë sikurse kemi ditur se janë shumë gjëra që na bashkojnë.” , tha Lika.
Më pas ai deklaroi se qeveria mund të jetë tërhequr nga projekti TID në Durrës pas kundërshtive të vazhdueshme të banorëve të zonës. “Shembull i këtyre fitoreve ëashtë qëndresa që kanë bërë për Durrësin qytetarët kundër projektit TID. Ndaj pas shumë protestave, jo vetëm këtu, por edhe në Durrës, duket sikur qeveria është tërhequr nga projekti TID.
Kjo është një fitore e të gjithë durrsakëve, e këtij sheshi dhe e të gjithë shqiptarëve.”, shtoi ai.
