Pacienti ankohet për papastërti në dhomën e infuzionit të QKMF-së në

0%

Një pacient i është drejtuar Gazetës Sinjali me një ankesë lidhur me kushtet e higjienës në një hapësirë të QKMF-së në Drenas, ku kishte shkuar për të marrë infuzion. Sipas pacientit, në dhomë kishte mbeturina të grumbulluara , përfshirë materiale të hedhura në afërsi të koshit, ndërsa në dysheme vëreheshin gjithashtu mbetje të ndryshme.

Pacienti ka dërguar edhe një video në redaksinë e Gazetës Sinjali , ku pretendohet se shihet gjendja e hapësirës. Ai ka shprehur shqetësimin për kushtet higjienike, duke ngritur pikëpyetje nëse një ambient i tillë është i përshtatshëm për pacientët që marrin trajtim. Gazeta Sinjali mbetet e hapur për reagimin e QKMF-së në Drenas lidhur me këtë ankesë dhe pamjet e dërguara nga pacienti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com