Banorët e Dragashit kërkojnë ujë pas dhjetë ditësh pa furnizim të

0%

Mungesa e ujit të pijshëm për disa ditë me radhë ka nxjerrë në protestë banorët e Dragashit. Ata kanë protestuar para komunës, pasi pretendojnë se uji që furnizon qytetin është devijuar në disa fshatra. Kryetari komunës së Dragashit, Bexhet Xhelandini, është takuar me protestuesit. Ai e drejtoi fajin te Hidroregjioni Jugor dega në Dragash.

“Menaxhimin e furnizimit me ujë e bënë Hidroregjioni njësia në Drgash protestën atje duhet me bo ata nuk kanë dashur me bashkëpunu me neve ata nuk kanë menaxhuar dhe për këtë arsyeje ka pasur probleme “, tha Bexhet Xhelandini Ndërkaq, menaxheri i KRU Hidroregjionit Jugor dega në Dragash, Izet Aliu, hedh poshtë pretendimet e kryetarit të komunës, ndërsa konfirmon se pas një bashkëpunimi të zyrtarëve të Hidroregjionit Jugor dhe zyrtarëve komunal të Dragashit, uji është përpjesëtuar sipas nevojave të komunitetit.

“Dje mbas bisedimeve kanë ardhur zyrtarët e kompanisë në Prizren zyrtarë të komunës ku ka qenë prezent edhe nënkryetari i komunës kane biseduar edhe u premtua nga zyrtarët e komunës që do ta lëshojnë ujin në penën e lumit Radëshës me një kapacitet sa ka nevojë Dragashi me u furnizua me ujë”, tha Izet Aliu – Menaxheri i KRU ‘Hidroregjioni Jugor’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Projekti i Bashkimit Evropian për furnizimin e 15 fshatrave me ujë të komunës së Dragashit filloi furnizimin me ujë në vitin 2025 ndërsa, vetëm para 10 ditësh u shfaqën problematika.

Burimi: Bota Sot